McGregor dërgohet nga policia në gjykatë (VIDEO) NULL NULL 06.04.2018 18:15 06.04.2018 18:15 Conor McGregor – i prangosur, sapo është përcjellë jashtë zyrave të policisë së New York-ut në Brooklyn, njofton Klan Kosova Mediat amerikane bëjnë të ditur se kjo nuk do të thotë se ai do të lirohet, por është dërguar në gjykatë e cila do të marrë vendim për të. McGregor u arrestua mbrëmë për shkak të sulmit ndaj autobusit të UFC-së me një kukull, duke ia thyer xhamat, me ç’rast u lënduan disa persona, përfshirë luftëtarët e UFC-së, Michael Chiesa dhe Ray Borg. Videon e daljes nga policia mund ta shikoni më poshtë. Ndërsa kjo është skena e sulmit të McGregor ndaj autobusit.