Mbyllja e Merdarës, ua prish pushimet mërgimtarëve (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 28.12.2022 20:32 nga Flamur Gajtani 28.12.2022 20:32 Që nga mesnata, pika kufitare në Merdarë mes Kosovës dhe Serbisë u mbyll. Në pikën më të madhe kufitare mes të dyja vendeve, kalimi u pamundësua pasi dy kilometra tutje, serbët vendosën barrikada si solidarizim me bashkëkombasit e tyre ne veri të Kosovës. Në mesditë, aty shkoi edhe kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që mërgimtarët i sugjeroi t`i ndjekin rrugët alternative, teksa ironizoi me bllokadat që tha se do ulin importin nga Serbia. Policia e Kosovës po kthente mbrapa e jepte udhëzime për këdo që atje interesohej për kalim. Situata e krijuar në 24 orët e fundit, bëri që mërgimtarët të mendojnë edhe shkurtimin e pushimeve. Alternativat përreth rajonit, u shkaktojnë jo pak telashe. Policët kosovarë, nga Merdara po kthenin prapa edhe veturat me targa serbe. Por, ato e edhe mërgimtarët shfrytëzonin vendkalimin në Mutivodë si mundësi e dytë. Nga ajo pikë kufitare doli pasdite në Serbi edhe i riu serb Nikola Nedeljkoviq, që ishte i burgosur që nga festa e Vidovdanit në muajin qershor. klankosova.tv