Mbyllja e institucioneve paralele, përfundon e qetë protesta e serbëve NULL NULL 03.09.2024 10:06 03.09.2024 10:06 Protestojnë serbët në Mitrovicë të Veriut, kërkojnë të kthehen në punë në komunën paralele. Foto: Radio Evropa e Lirë/Maja Ficovic Ka përfunduar protesta e punonjësve të komunës paralele të Mitrovicës së Veriut. Lidhur me situatën atje u deklarua edhe policia. Zëvendësdrejtori për veriun, Veton Elshani, tha se gjendja ishte e qetë. “Perfekt, kurrë ma mirë s’ka qenë. Protesta ka përfunduar moti”, deklaroi Elshani për Klankosova.tv. Serbët protestuan edhe gjatë ditës së djeshme duke kërkuar lirimin e objekteve. Më 30 gusht në një aksion të policisë u mbyllën këto pesë institucione. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njoftoi atë ditë se komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë “Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit”, transmeton Klankosova.tv. Mbyllja e institucioneve paralele, serbët edhe sot në protestë