Mbyllja e institucioneve paralele, serbët edhe sot në protestë NULL NULL 03.09.2024 09:53 03.09.2024 09:53 Foto: Kosovo Online Punonjësit e komunës paralele në Mitrovicë të Veriut kanë protestuar edhe sot. Serbët atje protestuan edhe të hënën pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele. Më 30 gusht në një aksion të policisë u mbyllën këto pesë institucione. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njoftoi atë ditë se komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë “Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit”, transmeton Klankosova.tv. Krasniqi njofton mbylljen e pesë institucioneve paralele ilegale në veri Tubimi i së hënës dhe së martës vijnë dy ditë pasi në institucionet paralele serbe u vendosën pllaka të ministrive të Qeverisë së Kosovës. Shtatë komuna të tjera paralele serbe në pjesë të tjera të vendit u patën mbyllur gjatë muajit prill.