Mbyllet qendra e kujdesit në New York, nuk dorëzoi statistikat e vaksinimeve kundër fruthit NULL NULL 17.04.2019 09:00 17.04.2019 09:00 Zyrtarët shëndetësorë të New Yorkut kanë mbyllur një qendër të kujdesit ditor në Bruklin, pasi shkolla refuzoi të dorëzonte shënimet mjekësore për të konfirmuar se të gjithë fëmijët e tyre ishin vaksinuar. Akademia e Bashkuar Talmudike, e cila ka rreth 250 fëmijë të moshës tre deri në pesë vjeç dhe 10 mësues, është e vendosur në Williamsburg, një nga lagjet më të goditura nga shpërthimi aktual i fruthit, njofton Klan Kosova. Javën e kaluar u shpall një gjendje e jashtëzakonshme dhe të gjitha shkollat në katër zonat duke përfshirë Williamsburgun, u urdhëruan të përjashtonin fëmijët e pavaksinuar nga lokalet dhe të konfirmonin që të gjithë fëmijët ishin trajtuar në Departamentin e Shëndetit. Por drejtorët në United nuk u pajtuan, dhe të hënën, pasi numri i rasteve të fruthit u rrit me 15 për qind, u bë qendra e parë që u mbyll nga autoritetet shëndetësore pasi që urdhëroi gjendjen e jashtëzakonshme, njofton Klan Kosova.