Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllet ndeshja e “çmendur”, Barça e Atletico shënojnë nga katër gola

NULL NULL
25.02.2025 23:34

Fillimi i ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, dha shenja se Atletico Madrid mund të dali me fitore nga “Estadi Olimpic”.

Dy gola të shpejtë të kryeqytetasëve spanjollë, brenda gjashtë minutave të para, shtangën tifozët e Barcelonës

Pa kaluar as 60 sekonda, Alvarez kaloi në epërsi skuadrën e tij, kurse vetëm 5 minuta më vonë, Griezmann e dyfishoi avantazhin, raporton Klankosova.tv.

Kjo ndeshje mori një rrjedhë krejtësisht tjetër në vazhdimin e pjesës së parë, pasi “Blaugranët” arritën që të rikthehen me shpejtësi, duke shënuar dy gola për dy minuta, Pedri (19) dhe Cubarsi (21).

Fundi i pjesës së parë e çoi në qiell të shtatë çdo fans të Barchës, kur Martinez realizoi për epërsi, 3-2.

Shënimi i Robert Lewandowskit një çerek ore para se të mbyllje krejt ndeshja, nuk i dha goditjen e ‘nokautit’ Atletico Madridit.

Skuadra e Diego Simeones, nuk u dorëzua në asnjë çast, duke arritur që dhjetë minuta më vonë ta ngushtojë diferencën në 4-3, me anë të Llorentes.

E “trishtimin” në sytë e tifozëve vendas, e vuri shtatgjati Sorloth, i cili në minutat shtesë të këtij dueli, barazoi gjithçka.

Bileta e finales do të prehet në ndeshjen e kthimit në Madrid.

 

lajme të ngjashme