Mbreti i triple-double sjell fitoren e Oklahomës (VIDEO) NULL NULL 26.10.2017 09:32 26.10.2017 09:32 Oklahoma City Thunder ka shënuar fitore prej 114-96 ndaj Indiana Pacers në kuadër të NBA. Ish-lojtari i Oklahomës, Victor Oladipo, shkëlqeu për Pacers me 35 pikë por që nuk mjaftuan për klubin e tij. Kjo pasi që përballë ai pati Russell Westbrook që shënoi 28 pikë, 16 asistime dhe 10 kërcime, Carmelo Anthony pati 28 pikë e dhjetë kërcime, ndërkaq Paul George pati një natë jo fort të mirë me vetëm dhjetë pikë e një kërcim.