Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbretëria e Bashkuar do të fillojë të ofrojë testimin e antitrupave në shtëpi për COVID-19

NULL NULL
22.08.2021 16:31

Mbretëria e Bashkuar do të fillojë të ofrojë testimin e antitrupave COVID-19 për publikun e gjerë në javën e ardhshme për herë të parë, njoftuan mediat britanike të dielën.

Programi i ri i qeverisë ka për qëllim të prodhojë të dhëna për mbrojtjen e antitrupave për njerëzit pas infektimit nga variante të ndryshme të koronavirusit, sipas detajeve të programit të publikuar nga media të shumta, përfshirë Sky Neës dhe BBC.

Nga e marta, kushdo nga mosha 18 vjeç e lart në Angli, Uells, Irlandën e Veriut dhe Skoci, do të jetë në gjendje të zgjedhë programin kur të marrë një test PCR, raportoi Sky Neës.

Pjesëmarrësve, në testimin pozitiv për COVID-19, do t’iu dërgohen dy teste të cilat kanë nga një gjilpërë që do t’iu mundësojë të japin një pikë gjakë në kartonin special për testim e cila do t’i mundësohet ta bëjnë atë në shtëpi dhe pastaj do të duhet ta informojnë Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar për përgjigjen e antitrupave ndaj varianteve të ndryshme të koronavirusit, raportoi BBC.

I pari nga këto teste duhet të merret sa më shpejt që të jetë e mundur pasi pacienti të marrë rezultatin e tyre pozitiv dhe i dyti duhet të merret 28 ditë më vonë, përcjell Klankosova.tv.

Deri në tetë mijë njerëz do të regjistrohen në program, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), e cila e drejton atë, tha Sky Neës. UKHSA, duke punuar së bashku me NHS Test and Trace, do të përdorë rezultatet për të monitoruar nivelet e antitrupave në raste pozitive.

lajme të ngjashme