Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbrëmje e zjarrtë në Europa dhe Conference League, kush e mban gjallë ëndrrën për trofe?

NULL NULL
16.04.2026 12:21

Pas emocioneve të Champions League, vëmendja zhvendoset te ndeshjet e kthimit në Europa dhe Conference League, ku sonte përcaktohen skuadrat që do të mbajnë gjallë ëndrrën për trofe.

Në Europa League, vëmendja kryesore është te përballjet Nottingham Forest-Porto (1-1) dhe Real Betis-Braga (1-1), ku pas barazimeve në ndeshjet e para, gjithçka nis nga “pika zero”.

Ndërkohë, Aston Villa e Unai Emery kërkon të administrojë avantazhin 3-1 ndaj Bolonjës, ndërsa Celta Vigo synon mrekullinë pas humbjes 0-3 nga Freiburgu.

May be an image of text that says 'ART MOTION E ENJTE Celta Vigo 18:45 SPORT1 Nottingham Freiburg 21:00 SPORT1 Aston Villa FC Porto 21:00 RTK1 Real Betis Bologna 21:00 SPORT3 Braga EUROPA EUROPALEAGUE LEAGUE'

Në Conference League, situata duket më e qartë për mysafirët pasi Crystal Palace, Rayo Vallecano dhe Shakhtar Donetsk nisin ndeshjet e kthimit me avantazhin e thellë 3-0 te arritura ndaj Fiorentinës, AEK-ut dhe AZ Alkmaarit, duke i lënë këto të fundit me pak shpresë për përmbysje.

Gjithashtu, Mainz udhëton drejt Strasburgut për mbrojtjen e rezultatit 2-0.

Ndeshjet nisin nga ora 18:45 dhe 21:00, përderisa përballjet më interesante transmetohen direkt në platformën më të madhe televizive, Artmotion.

lajme të ngjashme