Mblidhet KQZ-ja, ja rendi i ditës NULL NULL 10.03.2025 08:47 10.03.2025 08:47 Foto: Arkiv Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës. Kjo mbledhje nis nga ora 11:00. Gjatë këtij takimi, është paraparë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, transmeton Klankosova.tv. Një ditë më parë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë, si dhe përsëritjen e procesit. PZAP-ja refuzon kërkesën e VV-së për anulimin e votave me postë Ndërkaq, Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar. Ai ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rinumërimin e votave. Arben Gashi kërkon nga KQZ rinumërimin e të gjitha votave