Mbjellë 6 kilometra me luledielli në kujtim të gruas së vdekur NULL NULL 19.08.2015 10:30 19.08.2015 10:30 Një burrë ka shprehur në mënyrën më të jashtëzakonshme dashurinë dhe mallin për gruan e vdekur. Fermeri, Don Jaquish ka mbjellë gjashtë kilometra e gjysmë me lulediell përgjatë një rruge në Eau Claire, Wisconsin në kujtim të gruas së Babbette. Babbette kishte vuajtur nga kanceri për gjashtë vjet dhe gjatë kësaj kohe ajo ngriti një fond për hulumtime të kancerit dhe përkujdesjen e pacientëve me kancer të quajtur “Farat e shpresës të Babbette”. Pra, kur ajo vdiq, ai premtoi se do të mbjellë disa kilometra me lulediell në mënyrë që kjo të shërbejë për njerëzit që vuajnë nga kanceri si shpresë, transmeton Klan Kosova. Ai i mbolli ato së bashku në muajin qershor derisa tash bimët kanë lulëzuar. Njëra nga vajzat e çiftit, Jenni White u shpreh shumë e kënaqur me veprimin e babait të saj. “Unë nuk mund ta kuptoja çfarë po bënte babai im deri sa unë e pashë se sa bukur dukej” “Ne deshëm që kjo të jetë një deklaratë e dashurisë. Ka më shumë se gjashtë kilometra që janë të mbjellura me lulediell dhe kjo është një pamje madhështore. Në fakt kështu ishte edhe nëna ime, jeta e saj ishte e tillë, e bukur dhe në shërbim të të tjerëve” tha White për ABC News. Ndërsa vetë protagonisti i kësaj deklarate të madhe dashurie tha se ka qenë shumë me fat për bashkëshorten që kishte në krahë. “Kushdo që është takuar me Babbette ka rënë në dashuri me të. Unë kam qenë me fat se ajo më zgjodhi mua. Dashuria jonë ishte shumë e bukur”