Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 1.6 milionë të prekur me koronavirus në mbarë botën

NULL NULL
10.04.2020 08:59

1,602,885 njerëz në mbarë botën janë të infektuar me koronavirus aktualisht.

Shifra është publikuar në faqen e Universitetit John Hopkins, njofton Klan Kosova.

Numri total i të vdekurve është 95,735 me Italinë që prin me 18,279 vdekje. Pas saj është Spanja me 15,447,Franca me 12,210, Mbretëria e Bashkuar me 7,978, Neë York me 5,150 dhe Irani me 4,110.

Vatra nga ku u përhap sëmundja, Hubei në Kinë, ka 3,216 vdekje, por në anën tjetër prin me numrin e të shëruarve me 77,758.

Pas Kinës është Gjermania me një numër të të shëruarve prej 52,407.

Numri i total i atyre që arritën ta fitojnë betejën me koronavirusin është 355,079.

Kosova momentalisht ka 227 raste të identifikuara, 38 të shëruar dhe shtatë të vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

lajme të ngjashme