Mbetën në det të hapur, shpëtohen tetë persona në Vlorë e Dhërmi NULL NULL 15.06.2025 09:58 15.06.2025 09:58 Foto nga Policia e Shqipërisë Policia kufitare në Vlorë ka shpëtuar tetë persona për shkak të kishin mbetur në detin e hapur. Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në Vlorë dhe në Dhërmi, pas problemeve me mjetet lundruese, transmeton Klankosova.tv. “Pas marrjes së njoftimit nga SPK Triport, se një gomone me 4 shtetas në bord kishte pësuar defekt rreth 1 milje larg zonës së Shën Janit, u organizua menjëherë puna për t’u ardhur në ndihmë. Mjeti lundrues i Policisë Kufitare të SPK Triport u nis menjëherë drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur shoqërimin e gomones, e cila kishte pësuar defekt, deri në stacion, së bashku me 4 shtetasit në bord, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore”. “Pas marrjes së njoftimit nga SPK Dhërmi, se 4 shtetas që po lundronin me kanoe në plazhin e Porto Palermos ishin bllokuar në det dhe kërkonin ndihmë, u organizua menjëherë puna për t’u ardhur në ndihmë. Mjeti lundrues i Policisë Kufitare të SPK Dhërmi u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur shoqërimin e 4 shtetasve në bregdet, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ambasada e SHBA-së në Irak paralajmëron për sulme të mundshme ndaj amerikanëve 15 minuta më parë
Lajme Kancelari gjerman i kërkon G7-ës të tregojë unitet në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Iran 17 minuta më parë