Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbështetja e teatrit “Dodona” prioritet i Komunës së Prishtinës

NULL NULL
02.07.2015 17:41

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci sot vizitoi teatrin “Dodona”, dhe ka deklaruar se Komuna e Prishtinës, do ta përkrahë zhvillimin e këtij teatri.

“Mbështetja e teatrit “Dodona” do të jetë një prej prioriteteve të Drejtorisë së Kulturës. Çdo gjë fillon në fëmijëri, ndërsa teatri “Dodona” është shumë i rëndësishëm jo vetëm për afrimin e fëmijëve në mosha të hershme me artin, por edhe në nxitjen e imagjinatës së tyre”, ka thënë Bogujevci.

Bogujevci ka vizituar edhe OJQ-të, “IRKT” dhe “Atomi”, të cilat zhvillojnë aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe hapësirën “Hackershtellë”, e cila është duke u krijuar me nismën e disa të rinjve të kryeqytetit.

Gjatë këtyre vizitave, drejtoresha Bogujevci tha se pas zgjedhjes së këshillit të ri të teatrit “Dodona”, do të hapet edhe konkursi për drejtorin artistik dhe tani do të fillohet edhe me procesin e renovimit si dhe do të ndahen subvencionet për këtë teatër.

 

 

lajme të ngjashme