Mbërrin në Gjykatën Speciale, kryetarja Ekaterina Trendafilova (VIDEO) NULL NULL 18.02.2026 08:59 18.02.2026 08:59 Pak para nisjes së seancën gjyqësore ndaj katërshes së UÇK-së, ka mbërritur në gjykatë kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova. Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku e cila po përcjell nga afër zhvillimet në Hagë, ka siguruar pamjet e mbërritjes së Trendafilovës në Gjykatën Speciale, transmeton Klankosova.tv. Ndryshe, në ditën kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do t’i thonë fjalët përfundimtare, në Hagë kanë mbërritur familjarë të tyre, si dhe kryediplomati Glauk Konjufca e kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati. Po ashtu është bërë e ditur se ka pasur interesim të madh të qytetarëve për të marrë pjesë në këtë seancë.