Mbappe i jashtëzakonshëm, Reali shkatërroi Bilbaon NULL NULL 03.12.2025 20:58 03.12.2025 20:58 Pas disa barazimeve rresht në LaLiga, më në fund Real Madridi e tregoi fytyrën e vërtetë. “Mbretërit”, si rrallëherë në “San Mames”, shënuan fitore të lehtë ndaj Atletic Bilbaos me rezultat 0:3, me superyllin e tyre dhe favoritin më të madh për “Topin e Artë” të ardhshëm, Kylian Mbappe, i cili thjeshtë thënë ishte fenomenal. Francezi, i cili po kalon në formën jetike, shënoi dy gola dhe një asistim për Camavinga, kurse golin e dytë personal e shënoi në mënyrë briliante nga rreth 25 metra. Me këtë fitore Rral Madridi sërish i afrohet liderës Barcelonës në vetëm një pikë (36), duke e vazhduar kësisoji luftën për titullin kampion.