Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbahet Java e Kuzhinës Italiane

NULL NULL
24.11.2020 13:36

Ambasada e Italisë në Prishtinë dhe Agjencia Italiane e Tregtisë (ITA) organizojnë “Javën e Kuzhinës Italiane” në Kosovë, e cila po mbahet nga data 23 deri më 29 nëntor.

Fushata vjetore ka për qëllim promovimin e traditave të kuzhinës së Italisë në botë. Tema për vitin 2020, “Saperi e sapori delle terrre italiane” (“Dije dhe Shije të tokave italiane”), do të festojë pasurinë e traditave të kuzhinës dhe enologjisë së rajoneve italiane dhe do të shënojë vlerën e origjinës së certifikuar kundër fenomenit mashtrues të produkteve me cilësi të ulët, që duken si produkte italiane.

Lidhjet thelbësore mes trashëgimisë kulturore, ushqimit e verës dhe traditave të të ushqyerit shëndetshëm do të hulumtohen, ndërsa promovojnë dietën Mesdhetare si një model të mënyrës së jetesës së ekuilibruar dhe të shëndetshme, e cila gjithashtu respekton mjedisin dhe traditat kulturore.

organizatorët thonë se Italinë dhe Kosovën do t’i bashkojë dashuria e tyre e përbashkët për ushqimin e shëndetshëm dhe të këndshëm, falë partnerëve tanë, ku qytetarët e Kosovës mund të gjejnë produkte të vërteta italiane:

Conad Shpk, Super Viva me produktet Coop Italian Food, Migros Group, Emona Group, Meridian Corporation, Spar, Onix-Lavazza, Catering NTP, Sëiss Diamond Hotel, Emerald Hotel, Soma, Shpija e vjeter, “91 Avenue” Lounge & Restaurant.

Java e Kuzhinës Italiane do të mbahet edhe virtualisht. Blerona Zeqiri, Vesa Smolica, Gjiko, Arsim Mehmeti, Dardan Cahani dhe Safet Mehemetaj do të shfaqin recetat më të shijshme tradicionale italiane në TV dhe përmes rrjeteve sociale.

Ata do të shpjegojnë rëndësinë e përdorimit të produkteve vetëm me cilësi të lartë, ushqimit dhe verës në jetën e përditshme, duke shmangur produktet e pashëndetshme, me cilësi të ulët që duken sikur janë italiane, të cilat nuk respektojnë rregullat rigoroze italiane dhe evropiane.

më shumë informacione rreth këtij organizimi mund të merrni në në Facebook e Twitter:

Facebook: @ItalyinKosovo

Tëitter: @ItalyinKosovo

Websites: https://italiantastekosovo.com, https://ambpristina.esteri.it

 

lajme të ngjashme