Mayweather u godit më shumë nga McGregor sesa Pacquiano NULL NULL 27.08.2017 18:09 27.08.2017 18:09 Boksieri Conor McGregor u mposht të shtunën mbrëma nga amerikani Floyd Mayweather. Por ai ka një arsye më shumë për të mos e ulur kokën, transmeton Klan Kosova. Irlandezi për gjysmë ore boks, e goditi kundërshtarin 111 herë. Kështu McGregor del se ka 30 goditje më shumë sesa Manny Pacquiao i kishte bërë ndaj tij në vitin 2015. Ky drejt Mayweather kishte dërguar 81 goditje në luftën e tyre që po ashtu u pati quajtur “Lufta e Shekullit”.