Mayweather mposht McGregor – ndeshja e plotë (VIDEO) NULL NULL 27.08.2017 10:12 27.08.2017 10:12 Floyd Mayweaather ka përmirësuar rekordin e tij duke arritur 50 ndeshje pa humbje pasi ka mposhtur Conor McGregor në raundin e 10-të në një nga meçet me të shtrenjta të të gjitha kohërave, njofton Klan Kosova. Ish-kampioni në pesë kategori të ndryshme u përball me një stuhi goditjesh në fillim të ndeshjes nga McGregor, I cili po debutonte në boksin profesionist, njofton Klan Kosova. Por, duke shkuar ndeshja në raundet e vona Maweather filloi të tregojë lojën e tij më të mirë, ndërsa McGregor kishe probleme me mbajtjen e ritmit. Në raundin e 10 McGregor filloi të tregojë shenja të mëdha lodhjeje dhe këmbët mezi e mbanin pas goditjeve të amerikanit. Gjyqtari duke parë se McGregor nuk po mund të mbrohej më i dha fund meçit. Por, edhe me pikë ndeshja ishte në favor të Maywather: 89-81, 89-82, 89-83. Pas ndeshjes Maywather tha: Ishte shumë më i mirë se sa kisha menduar, por sonte unë isha më i zoti. U pata premtuar se do ta mbyllja para kohe, pasi ishte në pyetje reputacioni i boksit”. Ndërsa McGregor, që premtoi se tani do të tkehehet në UFC, porse do të vazhdojë edhe të boksojë shtoi se: Mendova se ndeshja ishte afër me pikë dhe se gjyqtari e ndali pak para kohe”. https://www.youtube.com/watch?v=8nGv54TdN2c