Masakra e Reçakut: “21 kriminelët pa maska”, ekskluzivisht në MAT (VIDEO) NULL NULL 28.01.2026 13:28 28.01.2026 13:28 21 kriminelët pa maska - dokumentar për Masakrën e Reçakut “21 kriminelët pa maska”, është dokumentari më i ri që transmetohet në kuadër të emisionit MAT në Klan Kosova, këtë të mërkurë nga ora 22:10. Masakra që tronditi fshatin Reçak dhe mbarë Kosovën, është trajtuar si asnjëherë tjetër, përfshirë detaje ekskluzive nga aktakuza e ngritur ndaj 21 serbëve. Si forcat serbe rrethuan fshatin Reçak më 15 janar 1999? Kur nisën pushkatimet e para e si ndodhi masakrimi në Kodrën e Bebushit? Cilët janë 21 të akuzuarit serbë për krimin e kryer e çfarë pozitash mbanin ata? Çfarë thonë raportet mjekoligjore për të masakruarit? Detaje tronditëse se si u masakruan 46 banorët e Reçakut nga forcat serbe më 15 janar 1999.