Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mariq: S`ka ekipe të dyfishta për Asociacionin

NULL NULL
14.09.2016 10:11

Ministri i Adminstrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës,  Ljubomir Mariq  ka thënë se nuk ka ekipe të dyfishta për ta bërë Statutin e Asociacionit të Komunave serbe si dhe arsye që do të pengojnë këtë punë.

Sipas tij, është e pakontestueshme se ky ekip është një dhe se për punën e tij është i rëndësishëm vullneti politik, njofton Klan Kosova.

“Ekziston vetëm ajo që quhet ndihmë profesionale dhe financiare që Ekipi Menaxhues ta përmbush detyrën e saj”, tha mes tjerash Mariq për RTS, transmeton Klan Kosova.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës poashtu theksoi se Ekipi Menaxhues tashmë ka filluar punën si dhe do t`i ofrohet mbështetje.

 

lajme të ngjashme