Margot Robbie mahnit me fustanin bardh e zi, u fotografua duke dalë nga hoteli i saj në SoHo NULL NULL 16.09.2025 22:25 16.09.2025 22:25 Margot Robbie dukej tejet tërheqëse ndërsa u fotografua duke dalë nga hoteli i saj në SoHo në New York të martën. Aktorja 35-vjeçare, e cila së fundmi u rikthye fuqishëm në qendër të vëmendjes pas lindjes së djalit të saj tetorin e kaluar, mbante veshur një fustan të shkurtër bardh e zi që i nxirrte në pah figurën e saj të jashtëzakonshme. Ajo mbante veshur një palë taka të lezetshme me një detaj me shpinë të hapur, ndërsa po shkonte në takimin e saj të radhës. Margot ka qenë e zënë duke promovuar filmin e saj të ri “A Big Bold Beautiful Journey” në Nju Jork me bashkë-yllin e saj Colin Farrell. /Klankosova.tv