Miratimi i raportit nga PE, Balla: Vlerësim i progresit solid të Shqipërisë drejt BE-së NULL NULL 17.06.2026 17:39 17.06.2026 17:39 Taulant Balla. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përshëndetur miratimin nga Parlamenti Europian të Rezolutës vjetore për Shqipërinë me 483 vota pro. Përmes një reagimi publik, Balla e cilësoi vendimin si një vlerësim të madh për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian. “Ky vendim i përfaqësuesve të drejtpërdrejtë të qytetarëve europianë është një vlerësim i madh i progresit solid të Shqipërisë sonë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Balla. Balla e konsideroi këtë votim si një sinjal të fortë mbështetjeje për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe objektivin e anëtarësimit në BE deri në vitin 2030./abcnews.al