Udhëheqësit italianë e gjermanë përshëndesin suksesin e G7 pas marrëveshjes me Trumpin NULL NULL 17.06.2026 17:47 17.06.2026 17:47 Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Duke folur në margjinat e samitit të G7-ës, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni thotë se arritja e një marrëveshjeje me presidentit Donald Trumpi mbi Ukrainën në samit është një fitore për Evropën. Meloni shtoi gjithashtu se do të propozojë që Bashkimi Evropian të paraqesë një negociator të vetëm për Ukrainën, raporton BBC. Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë komunikuar më parë drejtpërdrejt me Rusinë pa përfaqësimin e Bashkimit Evropian. Kancelari gjerman, Friedrich Merz e ka përshkruar gjithashtu deklaratën e përbashkët të bërë nga udhëheqësit e G7 si një “sukses të vërtetë”. Kancelari tha se është “hera e parë që kur presidenti i ShBA-së, Donald Trump mori detyrën, që ne kemi lëshuar një deklaratë të përbashkët në një samit të G7 dhe kemi gjetur gjuhë të përbashkët mbi çështjet kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë të kohës sonë”. “E konsideroj këtë një sukses të vërtetë”, deklaroi ai.