Bie sërish çmimi i karburanteve në Shqipëri NULL NULL 17.06.2026 17:20 17.06.2026 17:20 Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur të ulë sërish sot çmimin e karburanteve. Në mbledhjen e sotme bordi vendosi që çmimi i naftës me pakicë të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, duke e ulur me 4 lekë nga një ditë më parë, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër. Ndërkohë benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër./A2Cnn