Maqedonia eliminon Serbinë në sekondën e fundit NULL NULL 19.01.2016 20:40 19.01.2016 20:40 Në ndeshjen vendimtare për kalim në fazën e dytë nga grupi A në Kampionatin Europian në hendboll që po mbahet në Poloni, Maqedonia e ka eliminuar Serbinë. Ndeshja përfundoi baras 27:27, por maqedonasit shkojnë tutje për shkak të golaverazhit më të mirë, transmeton Klan Kosova. Vetëm 15 sekonda para fundit Serbia shënoi dhe udhëhoqi me 27:26 , mirëpo në sulmin e fundit Maqedonia arriti të barazojë. Më herët kualifikimin nga ky grup e kanë siguruar Franca dhe Polonia.