Maqedoni e Veriut: Një i vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19 NULL NULL 22.07.2021 17:42 22.07.2021 17:42 Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 17 raste të reja nga 2 mijë e 896 teste të bëra. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë pacientë nga virusi korona, transmeton Klankosova.tv. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 155 mijë e 981 raste pozitive me COVID-19, janë shëruar 150 mijë e 251 pacientë nga ky virus, kanë vdekur 5 mijë e 489 njerëz teksa vazhdojnë të mbesin edhe 241 raste aktive.