Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Manipulimi me vota, Nushi: Te krejt partitë tregon mungesë idealizmi dhe aktivizmi politik (VIDEO)

NULL NULL
27.01.2026 23:45

Nol Nushi nga PSD-ja ka folur në lidhje me manipulimin me vota, duke thënë se tek të gjitha partitë, kjo tregon një mungëse të idealizmit dhe aktivizmit politik.

Ai u shpreh se shumica prej kandidatëve që kanë manipuluar me vota, edhe po të bëheshin deputet, sipas tij, nuk do të flisnin asnjëherë në Kuvendin e Kosovës.

“Qysh një pushtet kaq të rrezikshëm me tentu me e mposhtë përmes këtyre makinacioneve, tregon pak tek të gjitha partitë njëfarë mungese të idealizmit, aktivizmit politik, qasjes ndaj politikës për të mirën e përgjithshme”.

“Më shumë kanë shiku qysh me bë një vend ata për veti në skenë, qe besoj që nëse do të bëheshin deputet, jam i sigurt që shumica prej tyre që i kanë bërë këto manipulime, nuk kishin fol asnjëherë në Parlamentin e Kosovës”, u shpreh Nushi./Klankosova.tv

lajme të ngjashme