“Malcolm in the Middle” mund të vjen si film NULL NULL 19.12.2016 12:16 19.12.2016 12:16 Seriali Malcolm in the Middle, që ishte një ndër serialet më të njohura të viteve 2000, mund të kthehet sërish, por tani si një film. Nhë fans e ka pyetur aktorin e njohur Bryan Craston nëse do mund ta shohim sërish këtë serial në ekranin e madh, dhe ai i është përgjigjur që ka shumë mundësi, transmeton Klan Kosova. “Kemi biseduar rreth kësaj çështjeje. Nuk e di kur mund të ndodh, besoj që duhet t’i pyesim fansat që të shohim nëse ata e dëshirojnë këtë gjë. Do ishte diçka shumë e mirë që të luaj sërish atë rol”, ka thënë Cranston. Aktori i “Breaking Bad” që në serialin Malcolm in the Middle luante rolin e një prindi me katër fëmijë, shumë të llastuar dhe sfidat e kësaj familje me financat është shprehur se do ishte i lumtur të luante sërish këtë rol. “Sigurisht që dua të luaj, jo për ndonjë arsye tjetër por më mungojnë shumë ata persona. Ka mundësi që ne do e ribëjmë historinë se çfarë ka ndodhur me atë familje 10 apo 12 vjet më vonë”.