Majlinda Kelmendi zgjedhet “Best Female Judoka 2017” NULL NULL 27.08.2017 23:13 27.08.2017 23:13 Kampionia Olimpike nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka fituar çmimin më të rëndësishëm në karrierën e saj. Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka zgjedhur xhudistët më të mirë, dhe Kelmendit i ka takuar çmimi “Best Female Judoka 2017”, njofton Klan Kosova. “Të shpresojmë që sonte Kosova e jonë të kurorëzohet me çmimin ekuivalent me Topin e artë në Futboll”, kishte shkruar trajneri i saj, Toni Kuka, para nisjes së ceremonisë. Dhe kështu doli të jetë. Majlina Kelmendi tashmë e ka në duart e saj, trofeun e xhudistes më të mirë të sotme që ka bota.