Majko: Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin NULL NULL 11.12.2022 12:43 11.12.2022 12:43 Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veri të Kosovës. Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se “Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin”. “Në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë. Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic!”, shkruan Majko, transmeton Klankosova.tv.