Macroni i del në mbrojtje Zelenskyt NULL NULL 21.02.2025 11:13 21.02.2025 11:13 Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shtrëngojnë duart pas nënshkrimit të një marrëveshjeje, 16 shkurt 2024 në Pallatin Elysee në Paris, Francë. Foto: Thibault Camus/ REUTERS/ Presidenti francez, Emmanuel Macron, të enjten mbrojti homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka qenë objektiv i sulmeve të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Macron ka kërkuar të koordinojë një përgjigje evropiane ndaj ndryshimit tronditës të politikës së Uashingtonit në marrëdhëniet SHBA-Rusi, duke pritur këtë javë dy takime urgjente me liderët e vendeve të BE-së duke përfshirë Gjermaninë, Britaninë, Kanadanë dhe Norvegjinë, shkruan Le Monde, transmeton Klankosova.tv.