Macroni e emëron Attalin kryeministër të Francës, bëhet më i riu në historinë moderne NULL NULL 09.01.2024 13:04 09.01.2024 13:04 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka emëruar kryeministër të vendit, 34-vjeçarin Gabriel Attal. Attal është kryeministri më i ri në moshë në historinë moderne franceze, duke kaluar edhe socialistin, Laurent Fabius, i cili ishte vetëm 37-vjeç kur mori postin e kryeministrit. Ai tani do të ketë detyrën të udhëheqë qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ngritja e Attal ishte e shpejtë, ku vetëm 10 vjet më parë ai ishte një këshilltar i panjohur në ministrinë e Shëndetësisë.