Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lushtaku nderon dëshmorët në Marinë e Radishevë, zbulohet pllaka përkujtimore

NULL NULL
25.07.2026 15:22

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë homazhe në Marinë dhe Radishevë për të nderuar dëshmorët e kombit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në Marinë, Lushtaku kujtoi sakrificën e dëshmorëve nga Kotorri: Beqir Hajrizi, Azem Hajrizi dhe Faik Hajrizi, si dhe Sabit Ahmetin nga Radisheva, të cilët më 25 korrik 1998 u bënë pjesë e historisë së luftës për liri.

Homazhet u vazhduan në Radishevë, ku u nderua kujtimi i dëshmorëve Arben Ahmeti, Shyqyri Ahmeti, Haxhi Ahmeti, Feriz Selimi dhe Ramadan Tahiri.

Gjatë kësaj ceremonie u zbulua edhe pllaka përkujtimore kushtuar prijësve të luftërave nga Radisheva, në krye me heroinën Shotë Galica, si dhe pllaka me emrat e të rënëve nga ky fshat.

Lushtaku tha se ky memorial është shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që në periudha të ndryshme historike i dolën zot atdheut dhe mbrojtën idealin e lirisë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme