Lukaku cakton datën e kthimit: 18 dhjetor kundër Milanit NULL NULL 16.10.2025 15:55 16.10.2025 15:55 Romelu Lukaku. Foto: AP Sulmuesi belg Romelu Lukaku po rikuperohet nga një dëmtim në gusht dhe dëshiron të jetë në dispozicion për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, Napoli vs AC Mialn. Ka qenë data 14 gusht kur Lukaku pësoi lëndim gjatë ndeshje miqësore të Napolit kundër Olympiacosit. Kanë kaluar gjashtëdhjetë e tre ditë që atëherë, dhe sulmuesi belg është ende jashtë fushave me një dëmtim të shkallës së lartë të rectus femoris në kofshën e majtë. Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, ish-lojtari i Interit dhe Romës pritet të kthehet në Itali në mesin e nëntorit. Në Castel Volturno, selia e Napolit, Lukaku do të informojë stafin mjekësor të Napolit mbi progresin e bërë deri më tani, përpara se të ndjekë një orar strikt. “Big Rom” thuhet se ka caktuar tashmë datën për rikthimin e tij: 18 dhjetor 2025. Kampionët italianë do të përballen me Milanin e Allegrit në gjysmëfinalet e Superkupës së Italisë, dhe belgu tashmë ëndërron një rikthim të madh. Në të vërtetë, rekordi i Lukakut kundër kuqezinjve është më shumë se pozitiv: 14 ndeshje të luajtura, 11 fitore, 7 gola dhe 2 asistime. /Klankosova.tv