Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy votëbesime për Abdixhikun brenda një viti, Reçica: Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në politikën kosovare (VIDEO)

NULL NULL
31.07.2026 09:41

Lumir Abdixhiku i rezistoi edhe një votëbesimi në Lidhjen Demokratike të Kosovës duke mbetur në krye të kësaj partie.

Këtë e diskutoi në studio edhe gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica, duke përmendur se nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë politike të Kosovës që të ketë një votëbesim dy herë brenda vitit për një kryetar partie.

“Dita e enjte u mbyll me zhvillime politike, me zhvillime politike nga brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe njëherë brenda viti për dy herë me radhë, Lumir Abdixhiku  i mbijeton votëbesimit brenda subjektit të tij”, tha Reçica në Orën 7 të Klan Kosovës.

“Është e jashtëzakonshme kjo çfarë ka ndodhur brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse nuk është që ka ndodhur asnjëherë në këto tre dekada jetese demokratike të Kosovës dhe për herë të parë kjo po i ndodh Lumir Abdixhikut që brenda një viti të kërkohet [dy herë] votëbesimi për të nga kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

lajme të ngjashme