Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdesin dy persona nga HIV, infektologia: Po përhapet (VIDEO)

NULL NULL
31.07.2026 10:14

Rastet e HIV-it në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë këtij viti duke rikthyer në vëmendje rëndësinë e informimit dhe testimit të hershëm.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga fillimi i vitit deri në mesin e muajit korrik janë regjistruar 21 raste të reja, ndërsa dy persona kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes.

Si është realisht situata në Kosovë? A ka ndikuar shtimi i numrit të testimeve apo në realitet janë shtuar rastet?

Për këtë në Orën 7 foli Arbana Kasumi Shala, infektologe dhe njëherësh udhëheqëse e Qendrës për Këshillim dhe Testim Vullnetar.

“Realisht është duke u përhapur. Unë po mendoj që ende nuk është popullata e vetëdijesuar për rreziqet e marrjes së këtij virusi”, tha Kasumi Shala.

“Ndoshta me testimet e më shumta nëse bëhen atëherë ose është mundësia për me u mbrojtur apo për me u zbulu më herët ky virus dhe në këtë mënyrë që personat apo apo pacientët të marrin më herët terapinë edhe në këtë mënyrë që të mbrohen faktikisht ta ulin sasinë e virusit në organizëm të bëhen të padetektueshëm dhe në këtë mënyrë mos ta bartin te personi tjetër”.

lajme të ngjashme