“Kena pi alkool, ke bo naj budallallëk…” – Pse gjeneratat e reja nuk pinë alkool? (VIDEO) NULL NULL 31.07.2026 09:24 31.07.2026 09:24 Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, është diskutuar sot se si Gjenerata Z nuk po pi alkool, në krahasim me gjeneratat e shkuara. Disa e lidhën këtë me rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin fizik dhe mendor. Teknologjia, rrjetet sociale dhe interesi për një stil jetese më të shëndetshëm, të ftuarit në emision thanë se kanë ndikuar në ndryshimin e zakoneve dhe prioriteteve të të rinjve. Megjithatë, nga mysafirët u theksua se kjo gjeneratë është edhe më e izoluar socialisht dhe më e ndikuar nga opinioni i të tjerëve në internet. Në përgjithësi, ndryshimet shihen si pjesë e një trendi global që po reflektohet edhe te të rinjtë në Kosovë. Ndiqeni diskutimin e plotë: