Luftë e paharrueshme në “Minatori”, Peja shpallet kampione e Kosovës NULL NULL 18.05.2023 19:55 18.05.2023 19:55 Njëra nga ndeshjet më legjendare dhe klasike në historinë e basketbollit të Kosovës u zhvillua sonte. Peja e fitoi titullin kampion të Kosovës pasi mundi Trepçën me rezultat 91:93, dhe u deshën vazhdimet për ta vendosur fituesin. U desh ndeshja e pestë dhe e fundit midis tyre që të dihet nëse titulli do të shkonte në Mitrovicë apo në Pejë. Peja u duk njëherë sikur e fitoi titullin pas trepikëshit të Devoe Josephit, mirëpo Trepça nuk u dorëzua. Sekonda më vonë, Arti Hajdari i pejanëve nuk arriti ta shënojë gjuajtjen e dytë të lirë, ndërkaq Trepça e luajti shpejt aksionin e vet pesë sekonda para fundit, ku Amin Hot u gjet i vetëm në koshin tjetër, duke e barazuar rezultatin në 77:77 dhe duke e çuar lojën në vazhdime. Drama u përcoll edhe në vazhdime, ku rezultati ndërronte sa në një anë, sa në anën tjetër, e sa barazohej. Mirëpo krejt në fund, Brad Waldow, arriti të shënojë në sekondin e parafundit nga një top i kthyer, duke arritur kështu t’i bëjë Shqiponjat kampione. Drilon Hajrizi te vendësit dhe Devoe Josephi te Peja ishin pikëshënuesit më të mirë, me nga 21 sosh secili. Përndryshe, ky është titulli i shtatë kampion i klubit pejan, dhe më zorshmi i arritur deri tash. ____________________________________________________________________ Çereku IV Trepça e ka çuar lojën në vazhdime duke e barazuar rezultatin në 77:77 në sekondin e fundit. _______________________________________________________________ Çereku III Peja po fiton ndaj Trepçës edhe pas çerekut të tretë, me rezultat 57:58. Hidhen gjësende në parket, pejanët largohen nga fusha përkohësisht. Çereku II Peja po udhëheq me një epërsi të ngushtë ndaj Trepçës. Shqiponjat kanë shkuar në avantazh me epërsi prej vetëm dy pikësh, 34:36. Çereku I Peja është duke fituar ndaj Trepçës në ndeshjen e pestë dhe të fundit të serisë finale të Prince Caffe Superligës në basketboll. Pejanët kanë një epërsi të ngushtë prej katër pikësh, 17:21, dhe me të do të hyjnë në çerekun e dytë. ______________________________________________________________________________________________ Trepça dhe Peja sonte ndeshen nga ora 20:00 për ta vendosur kampionin e Kosovës në Princ Caffe Superligën në basketboll. U desh ndeshja e pestë midis të dyja klubeve që kampioni kosovar ta ketë një emër, pasi të dyja klubet i kanë fituar nga dy përballje që i kanë zhvilluar në shtëpi. Ndeshja do të zhvillohet na palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.