Loriana Kuka fiton medaljen e artë në European Open të Sarajevës NULL NULL 13.02.2022 17:22 13.02.2022 17:22 Xhudistja Loriana Kuka ka arritur ta fitojë medaljen e artë në European Open, që është mbajtur në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës. Loriana në finale e mposhti italianen Linda Politi, njofton Klankosova.tv. Kuka në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon turken, Serdem Daharli. Në çerekfinale Loriana mposhti me Ippon edhe holandezen Lieke Derks. Ajo në gjysëmfinale mposhti me Wazaari në vazhdime kroaten, Petrunjela Pavic.