Lojtarët që ende nuk i kanë dhënë lamtumirën Xabi Alonsos publikisht NULL NULL 13.01.2026 17:33 13.01.2026 17:33 Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Xabi Alonso mbrëmjen e 12 janarit, rreth orës 18:30. Vendimi erdhi pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, edhe pse prej disa kohësh qarkullonin zëra për largimin e ish-trajnerit të Bayer Leverkusen. Sipas mediave spanjolle, ndarja mes palëve nuk lidhet vetëm me rezultatet sportive. Raportohet se disa lojtarë kryesorë të skuadrës kanë pasur episode tensioni dhe pakënaqësie me trajnerin, kryesisht për shkak të zëvendësimeve të papëlqyera dhe vendimeve të konsideruara kapriçoze. Këto faktorë kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënieve brenda grupit, duke e bërë të pashmangshme largimin e Alonsos. Gazeta “Marca” thekson se, edhe disa orë pas njoftimit zyrtar, jo të gjithë lojtarët e Real Madridit kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale për t’i dhënë lamtumirën trajnerit. Mes atyre që kanë shprehur mirënjohje janë emra të njohur si Mbappé dhe Courtois, ndërsa mungojnë reagimet nga lojtarë si Vinicius, Militao, Trent Alexander-Arnold, Mendy, Bellingham dhe Brahim Diaz, i cili aktualisht ndodhet me Marokun në Kupën e Afrikës. Gjithashtu, mungon edhe emri i Mastantuonos, ndërsa Endrick nuk është përfshirë, pasi ai është huazuar te Lyon dhe aktualisht nuk bën pjesë në skuadrën madrilene. Media spanjolle po ndjek me vëmendje zhvillimet e mëtejshme, ndërsa Real Madridi pritet të vendosë së shpejti për trajnerin e ri.