“Lojë martese” premierë në “Dodona” NULL NULL 25.06.2015 13:30 25.06.2015 13:30 Në Teatrin e Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, do të shfaqet premiera e shfaqjes “Lojë martese”, me tekst të Edward Franklin Albee III dhe regji të Kaltërim Balajt. Albee është një nga dramaturgët më të njohur amerikanë, fitues i çmimit Pulitzer, njofton Klan Kosova. Njihet për dramat “Tregimi zoologjik”, “Mëngjesi tek Tiffany” dhe “Kush ka frikë nga Virginia Woolf”, por edhe për “Lojë martese” që është shkruar në vitet ’80 të shekullit të kaluar. “Lojë martese” është një dramë, kushtimisht psikologjike, me dy personazhe, burrë e grua – Jack dhe Gillian – që përjetojnë një krizë familjare, pasi Jack dëshiron t’i jep fund martesës së tij. Shfaqja do të luhet në ora 19:30.