Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Llapi dhe Malisheva kërkojnë biletën e fundit në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

NULL NULL
05.03.2026 10:28
Foto ilustruese / FFK

Çerekfinalja e fundit e Kupa e Kosovës zhvillohet sot nga ora 13:00, ku përballen Llapi dhe Malisheva.

Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në Sport 1 të platformës Artmotion dhe pritet të dhurojë një duel të fortë, pasi të dy skuadrat synojnë një vend në mesin e katër më të mirave të garës.

Deri më tani, në gjysmëfinale kanë siguruar kualifikimin FC Ballkani, KF Dukagjini dhe KF Ferizaj. Skuadra që fiton sot do të plotësojë katërshen gjysmëfinaliste të edicionit aktual të kupës.

lajme të ngjashme