Liverpooli barazon ndaj Fulhamit, Nunez debuton në Premier League me stil (VIDEO) NULL NULL 06.08.2022 15:52 06.08.2022 15:52 Liverpooli ka barazuar me Fulhamin 2-2, në kuadër të javës së parë në Premier League. Të parët në epërsi kaluan vendasit me Aleksandar Mitroviq, në minutën e 32-të, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Liverpooli e barazoi rezultatin me Darwin Nunez, i cili shënoi në minutën e 64’. Tetë minuta më vonë, Virgil van Dijk bëri një ndërhyrje të palejushem në zonën e 16-metershit, dhe u akordua penallti për Fulhamin. Nga pika e bardh ishte i saktë serbi Mitroviq, i cili shënoi golin e dytë në ndeshje. Të Kuqtë nuk u dorëzuan, dhe pas shumë tentimeve, arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 80’. Prapë me një tjetër gol kontribuoi Nunez, i cili asistoi te Mohamed Salah. Nunez mori kritika të shumta gjatë ndeshjeve të para që zhvilloi me Liverpoolin, mirëpo që më pas është ‘ringjallur’, pasi në dy ndeshjet e fundit zyrtare, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një tjetër. /Klankosova.tv/ pic.twitter.com/viQCrxV4Ah — Mohammed (@ZAJD01) August 6, 2022 ➡️ Debutó @Darwinn99 en la @premierleague. ✅ Anotó para el 2-2 de @LFC ante el Fulham. ¿El gol? Una delicia. 🎩 pic.twitter.com/4xetBrRDI8 — Darío Alberti (@DarioAlberti) August 6, 2022