Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FIFA zbulon mbi 7 milionë postime abuzive gjatë Kupës së Botës

NULL NULL
18.07.2026 18:59

Shërbimi i Mbrojtjes së Rrjeteve Sociale i FIFA-s (SMPS), i cili synon të mbrojë lojtarët, ekipet dhe zyrtarët nga kërcënimet dhe abuzimet në internet, ka zbuluar më shumë se 7 milionë postime potencialisht të dëmshme ose abuzive në rrjetet sociale gjatë Kupës së Botës, njoftoi organizata botërore e futbollit të shtunën.

FIFA bëri të ditur se niveli i zbulimit të këtyre rasteve ishte 14 herë më i lartë krahasuar me edicionin e vitit 2022, gjatë të cilit u hoqën rreth 470 mijë postime të tilla.

Ekipi i SMPS ka shqyrtuar më shumë se 500 mijë mesazhe të identifikuara nga inteligjenca artificiale si të drejtuara ndaj lojtarëve, trajnerëve dhe zyrtarëve gjatë Kupës së Botës në zhvillim. Më shumë se 1 mijë kërcënime janë raportuar tek autoritetet, përfshirë edhe organet e zbatimit të ligjit.

Që nga fillimi i turneut, SMPS ka moderuar më shumë se 53 milionë postime dhe komente në rrjetet sociale. Kupa e Botës përfundon të dielën me përballjen finale mes Argjentinës dhe Spanjës.

Në fillim të këtij muaji, FIFA njoftoi se abuzimi racor përbënte 11% të të gjitha mesazheve fyese të zbuluara gjatë këtij Botërori.

lajme të ngjashme