LIVE| RUBIKON, Abrashi: Kjo është qeverisja e parë pa korrupsion (VIDEO) NULL NULL 14.02.2023 20:50 14.02.2023 20:50 21:27 – Statovci: Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e sundimit të ligjit (VIDEO) Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, tha se në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura dy vjet më parë, kishte një momentum të ri politik që e ndau skenën politike në dy tabore. “Në një tabor kishim grupet e vjetra politike dhe një formacion të ri politik ku qëndronte parimisht prapa dy figurave kryesore që sot gëzojnë dy postet më të larta të vendit, pra Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, ku si rrjedhojë e këtij bashkimi kishim bashkimin e Listës Guxo dhe Lëvizjes Vetëvendosje, nën idenë e sigurimit të një prosperiteti të vendit, nën idenë që të fokusohemi në zhvillim ekonomik dhe social si dhe gjithashtu kryefjalë e saj të jetë sundimi i ligjit”, tha Statovci në Rubikon të Klan Kosovës. Statovci shtoi se në thuajse dy vjet qeverisje të Qeverisë Kurti është shënuar progres i thellë në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, mirëqenien qytetare dhe ekonomi. “Nëse shohim si kronologji dhe nëse u referohemi raporteve ndërkombëtare ne shohim se në kuadër të sundimit të ligjit Kosova po ashtu ka shënuar një nga progreset më të mëdha. Kjo është edhe në krahasim me rajonin, por raportet po ashtu e vendosin edhe si të dytën me magnitudën e ndryshimit, apo progresit karshi sundimit të ligjit”. “Raportet gjithashtu flasin për luftën kundër korrupsionit, që nëse e shohim në kronologji ne shohim se për dy vite radhazi kemi kapërcim për 20 vende të progresit në luftën kundër korrupsionit dhe besoj se ky fakt do duhej të na gëzonte”. 21:10 – Abrashi: Kjo është qeverisja e parë pa korrupsion (VIDEO) Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, ka folur në emisionin Rubikon për zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021. Abrashi tha se bilanci i këtyre dy vjetëve është një qeverisje e mirë dhe pa korrupsion. “Formalisht ka kaluar gjysma e mandatit dhe çka kemi parë gjatë këtyre dy viteve po të më pyesni, jo si deputet por si qytetar i Republikës së Kosovës, jam i kënaqur, jam shumë i kënaqur natyrisht, por presim edhe shumë sfida që të zgjidhen gradualisht me përkushtim. Para dy viteve është konsideruar absurditet në Kosovë që ta kemi një qeverisje pa korrupsion, sot është normale. Kjo është qeverisja e parë pa korrupsion në Kosovë, qeverisje e cila është karakterizuar me mospasurim të zyrtarëve të lartë shtetëror, ministrave, vartësve të tyre” tha Abrashi në Rubikon të Klan Kosovës. Abrashi tha se krahas progresit në luftën kundër korrupsionit, në Qeverinë Kurti është shënuar progres edhe në fusha të tjera, duke përfshirë demokracinë, sundimin e ligjit, transparencën dhe dialogun me Serbinë. “Ka ndryshim të qasjes edhe në qeverisje duke u bazuar në politikat zero tolerancë ndaj korrupsionit, por edhe ndryshimin e qasjes në dialog që kemi qenë dëshmitarë me pa gjatë këtyre kohëve dhe kur bëhet rezymeja e përgjithshme se a jemi të kënaqur me atë që është bërë gjatë këtyre dy viteve? përgjigja është po” tha Abrashi. _____________________________________________________________________________________________________________________________________ Në dyvjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, flasim me deputetët Jeta Statovci dhe Artan Abrashi, përballë të cilëve janë Laura Kryeziu dhe Rrahman Paçarizi. – Cilat ishin sukseset dhe sfidat me të cilat u përball Qeveria Kurti gjatë këtyre dy vjetëve? – Sa është realizuar programi me të cilin LVV-ja kishte garuar në zgjedhje? – Si u përgjigjen akuzave të opozitës për keqqeverisje? – A ka ndryshuar qasja ndaj procesit të dialogut? Këto dhe shumë tema të tjera mund t’i ndiqni në Klan Kosova, nga ora 20:45. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.