Lista për Familjen nga Kodra e Trimave: S’do votojmë asnjë ligj që e shtrembëron familjen tradicionale NULL NULL 28.01.2025 20:32 28.01.2025 20:32 Lista për Familjen e ka mbajtur tubimin në Kodrën e Trimave, në lagjen ku banon bartësi i listës, Eman Rrahmani. Në Kodrën e Trimave u paraqitën arsyet se pse duhet të votohet kauza e tyre, mbrojtja e familjes, nga ku dihet se kush është babai, kush është nëna e kush janë fëmijët. Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi, më tej bëri të ditur se Lista për Familjen në Kodrën e Trimave paraqitën vetëm dy zotime, ku i pari ishte se nuk do të votohet asnjë ligj që e shtrembëron familjen tradicionale, apo asnjë ligj që lejon martesat e të njëjtës gjini. E përveç kësaj, u zotuan se nuk do të jenë pjesë e asnjë qeverie pa u siguruar që nënave lehonave që e lindin e fëmijën e parë do t’u paguhen 500 euro për dy vjet, atyre që e lindin fëmijën e dytë 750 euro dhe atyre që lindin tre e më shumë fëmijë do t’iu paguhen 1 mijë euro për dy vjet.