Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Lista e zezë” e Liverpoolit në merkaton verore

NULL NULL
17.04.2026 11:21

Liverpooli po përgatit një revolucion të madh në skuadër në merkaton e verës, duke vendosur disa emra të rëndësishëm në listën e largimeve.

Sipas raportimeve në mediat britanike, lojtarë si Alexis Mac Allister, Joe Gomez, Federico Chiesa dhe Harvey Elliott mund të largohen nga “Anfield”.

Klubi synon të lirojë hapësira në paga dhe të sigurojë fonde për përforcime të reja, sidomos pas largimeve të mundshme të emrave të mëdhenj si Mohamed Salah.

Forma jo e qëndrueshme e disa lojtarëve dhe nevoja për rifreskimin të skuadrës kanë shtyrë drejtuesit të marrin këtë vendim.

Vera pritet të jetë shumë e nxehtë për “The Reds”, ku ky operacion mund të ndryshojë ndjeshëm fytyrën e ekipit për sezonin e ardhshëm. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme