Lirohet me kusht djali i arrestuar pas prerjes së pemës me famë botërore NULL NULL 29.09.2023 12:12 29.09.2023 12:12 Është liruar me kusht një adoleshent i arrestuar pasi një nga pemët më të fotografuara në Mbretërinë e Bashkuar u gjet e prerë. 16-vjeçari u ndalua me dyshimin se shkaktoi dëme kriminale pasi pema Sycamore Gap, në Murin e Hadrianit në Northumberland, u pre. Policia e Northumbrias tha se djali është liruar me kusht nga policia, në pritje të hetimeve të mëtejshme. Pema, e njohur gjithashtu si “Pema e Robin Hood”, u shfaq në filmin e Hollivudit të vitit 1991 Robin Hood: Prince Of Thieves, ku luajtën Kevin Costner dhe Morgan Freeman. Anëtarëve të publikut u është kërkuar të shmangin vendin, pranë Crag Lough, ndërkohë që po punohet për ta bërë zonën të sigurt. Ndërsa pema u raportua të ishte 300 vjeç, Fondi Kombëtar tha se ajo ishte mbjellë midis viteve 1860 dhe 1890. Një ekspert i tha Sky News-it se nuk kishte gjasa që pema – e votuar si Pema angleze e vitit në 2016 në çmimet vjetore të Woodland Trust – të mund të shpëtohej për t’u rivendosur si ishte më parë.