Lirohen dy edukatoret që akuzohen se rrahën trevjeçarin në Fushë Kosovë NULL NULL 12.10.2023 17:05 12.10.2023 17:05 Janë liruar dy edukatoret që akuzohen se e kanë rrahur një fëmijë trevjeçar në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Taulant Ismajli, avokati i njërës së të akuzuarve. “Sot është mbajtur seanca fillestare. Ato janë deklaruar të pafajshme. Ato janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Ismajli. Ai deklaroi se do të ushtrojnë ankesë. “Do të ushtrohet ankesë, për t’i kundërshtuar edhe provat lidhur me rastin të cilat i konsiderojmë jo adekuate”, tha ai. Rasti në fjalë pati bërë bujë duke shkaktuar reagime të mëdha në opinion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 19 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 24 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day